Xhika lë Partizanin, për të luajtur te Kukësi

Portieri rezervë i Partizanit Dashamir Xhika, është larguar nga të “kuqtë” e kryeqytetit për t’iu bashkuar verlindorëve të Kukësit, ku mendon se do të gjejë më tepër hapësirë për t’u aktivizuar. Duke patur një rival si “gardiani” i kombëtares Alban Hoxha, 30-vjeçari Xhika e ka patur të limituar aktivizimin e tij gjatë 5 viteve te skuadra e Partizanit.

Largimi i Stivi Frashërit dhe mbetja vetëm me Ilir Avdylin, i ka detyruar kukasianët të hidheshin në kërkim të një portieri. Afrimi i Xhikës në radhët e verilindorëve lidhet direkt me trajnerin Shpëtim Duro, i cili në vitin 2014 e riktheu “gardianin” kryeqytetas te Partizani.

“Klubi i Futbollit Partizani 16-të herë kampion i Shqipërisë, falenderon portierin Dashamir Xhika, për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Gardiani 30 vjeçar përgjatë 5 viteve ishte pjesë e ekipit, me të cilin sezonin e fundit u shpall edhe kampion i vendit. Klubi informon se portieri dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Klubi dëshiron të falënderoj Dashamir Xhikën për kontributin që ka dhënë ndër vite me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive“, shkruan klubi i Partizanit në faqen zyrtare.

Zyrtarizimi i portierit Xhika në radhët e skuadrës së Kukësit është thjeshtë një formalitet, pasi midis palëve akordi është arritur më herët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!