Një ‘Hamza’ për Laçin, spanjolli gati për provë…

Marokeni me pasaportë spanjolle Hamza Iguaddu,i datëlindjes 1995, pritet të provohet këto ditë te Laçi.

Sulmuesi anësor, që mund të bëjë edhe sulmuesin e dytë, më herët ka nisur të luajë me Elcën dhe Ibizën në Spanjë teksa së fundi ka patur një angazhim me diletantët Gatea Calcio dhe Itrit në Itali.

Muajin e kaluar ishte shumë pranë nënshkrimit me Terracina (rajoni i Lacios, Romë),që garon në Seria D italiane.

Ndërkohë,menaxherët e tij, kanë vendosur të presin zhvillimet e merkatos duke kërkuar të tjera zgjidhje më efikase.

Bisedimet me klubin kurbinas janë në fazë fillestare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!