Viali blen Sampdorian, 115 milionë euro!…

Viali me kostum të ri. E ndërsa pritej që ish-sulmuesi i famshëm të merrte drejtimin si trajner i Sampdorias, me të cilën ka hedhur hapat e parë si futbollist cilësor, papritmas  “Secolo XIX” , raporton se Xhanliuka Viali, pritet të marrë presidencën e Samp.

“CalcioInvest LLC”, drejtuar nga Viali dhe tre aksionierë të tjerë, janë gati. Ndihma nga Edoardo Garrone me 10 milionë euro, ka zhbllokuar tratativën.

Kështu Sampdoria do të shitet për 85 milionë euro, si dhe 30 të tjera debite, do të kalojnë për llogari të shoqërisë së Vialit. Presidenti Ferrero, e mori skuadrën nga Xhenova më 2014 dhe pas 5 viteve, vendosi ta shesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!