Benacer firmos, 5 vite me Milanin…

Pas njoftimit përmes rrjetit social, ka mbërritur edhe deklarata zyrtare: Ismael Benacer nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Milanin.

Kuqezinjtë njofton se kanë siguruar nga Empoli, performacën e mesfushorit 20-vjeçar algjerian, Ismael Benacer për 5 vitet e ardhshëm.

Lindur në Arles të Francës, më 1 dhjetor 1997, Benacer u rrit si futbollist Arles-Avignon, duke bërë debutimin e tij me të rriturit në vitin 2014.

Në verën e 2015 ai u ble nga Arsenal, me të cilin bëri debutoi vetëm 18 vjeç. Në janar 2017 luajti si i huazuar te Tours (Ligue 2 franceze), për t’u blerë në verë nga Empoli.

Ismael fillimisht luajti me të rinjtë e Francës, por më pas zgjodhi kombëtaren e Algjerisë, duke kontribuar në edhe fitoren e Kupës së Afrikës së fundit, një trofe që u mungonte “dhelprave të shkretëtirës” prej 29 vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!