Juventus dhe CR7 përfundojnë në polici…

Miqësorja mes Juventusit dhe Ekipit K-League, zhvilluar të premten e shkuar më 26 korrik në Seul, mund të sjellë probleme serioze për Juventusin. Disa tifozë koreanë (rreth 2 mijë) kanë ndërmarrë veprime juridike, pasi Kristiano Ronaldo nuk luajti as një minutë të asaj ndeshjeje.

Për këtë arsye, sipas asaj që është raportuar nga gazeta e Koresë së Jugut “The Chosun Ilbo”, tifozët, të cilët e konsideronin veten të mashtruar për mungesën e pjesëmarrjes së luzitanit në ndeshje, iu drejtuan studios juridike “L.K.B. & Partnerë”.

Ky veprim bëri që një nga avokatët e firmës së avokatisë, Oh Seok-hyun, të raportojë në polici një ankesë për mashtrimi kundër Kristiano Ronaldos, Juventusit dhe Fasta Inc., kompani që organizoi ndeshjen, duke siguruar praninë e portugezit në të, por që nuk u pa asnjë minut në fushën e lojës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!