Kukësi, në kërkim të një presidenti? Jo…!

Safet Gjici, përfaqësues i PS-së, që nga mjedisi sportiv njihet si presidenti i skuadrës verilindore, sot paradite u betua dhe hyri në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, detyrë fituar pas zgjedhjeve lokale të 13 qershorit.

Krejt natyrshëm pas kësaj ngjarjeje, gjithkush mund të pyesë: Kush do të jetë tani presidenti i Kukësit?

Hamendësimet e para të çojnë te Lutfi Meçka, një njeri i afërt i ish-presidentit Gjici, i cili thuajse nuk mungon në asnjë ndeshje të Kukësit.

Përpos kësaj, ky emër bëhet edhe më i besueshëm, pasi Lutfiu ka qenë edhe presidenti i parë i skuadrës kuksiane në fillim të viteve ’90.

Por burime të sigurta nga Kukësi, tregojnë për “SportiiM.al”, se për trashëgimtarin e tij, Safet Gjici, ka menduar me kohë.

Presidenti i ri i Kukësit, me shumë gjasa do të jetë vëllai i tij, Ladi Gjici, i cili qysh me kohë ka firmosur  dhe ka qenë administratori legal i skuadrës së Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!