“Falso”, Superiorja nuk e njeh përjashtimin

Kampionati i 81-të i Superiores Shqiptare duket se ka një të përbashkët me Kongresin e famshëm të 81 partive në Moskë (1960). Numrin. Aspak politikë. Sporti nuk lejon.

Por ndërsa Komiteti Ekzekutiv në FSHF, javë më parë, tha se katër skuadra të Superiores, kanë afat deri më 31 korrik për të mbyllur problemet me financat, në mënyrë që të liçensohen për Kampionatin e ri, që si për dreq, mban numrin 81, atëherë një “fije” i bashkon…

Drejt e në temë. Tirana, Flamurtari, Vllaznia dhe Luftëtari, shto këtu dhe Skënderbeun e dënuar nga UEFA dhe ligjëruar nga KAS-i i Lozanës, rrezikonin seriozisht pjesëmarrjen.

Jo! Asnjëri nga këto klube nuk do të përjashtohet nga gara. “Sporti im”, nga burime të sigurta pranë institucionit të lartë të futbollit, mëson se të gjitha ekipet e lakuara mediatikisht me mundësi përjashtimi, do të  përfshihen në “gogla”.

Kampionati do  startojë pa asnjë problem për skuadrat që kaluan “afatin” e rregullimit të “bilanceve”.

Ndoshta deklarata e Kryeministrit Rama, se “në shtator, seanca e parë parlamentare, do t’i kushtohet ligjit për sportin”, mund të ketë ndikuar ose dhënë hapesirën “ligjore” Komitetit Ekzekutiv për të mbyllur “sytë”.

Të njejtat burime, të cilat insistojnë të mbetën anonimë, shtojnë se së  vërtetës së madhe, i shtohet vetëm fakti, që kampinati i 81-të, do shtyhet përtej 24 gushtit (“Sporti im” e ka botuar me kohë këtë lajm-fakt).

Në këtë mënyrë, ekipet që shpresonin se mund të zinin ndonjë vend nga rrëzimi jo sportiv i ekipeve të elitës, duhet të presin garën e tyre sportive në Kategori të Parë. Kategoria Superiore i ka 10 skuadrat “efektive”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!