Berisha, surpriza e Serisë A
Karta të cilën të gjithë duket se e kishin harruar, mund të kthehet në një pikë referimi te Lacio.
Bëhët fjalë për Valon Berishën, mesfushorin kosovar që pak ditë më parë u kthye te skuadra e S. Inzagit. Ka kaluar me sukses provat mjeksore dhe i është bashkuar grupit.
Paraprakisht u fol se Berisha mund të kthehej në Austri, teksa sezonin e kaluar, pretendonte më shumë minuta në kryeqytet.
“Jam shumë i lumtur që është këtu. Ai është një luftëtar. Nuk e kam fshehur kurrë simpatinë për këtë futbollist’ -ka thënë Igli Tare lidhur me këtë rikthim të Valonit.
26 vjeçari, nënshkroi vitin e kaluar për Lacion për gati 9 milion euro. Në Itali e konsiderojnë besnik, kualitativ dhe me personalitet. Berisha duket i fituar, surpriza e pritshme e Serise A. E thonë italianët.