Majkëll Ngo, i thotë “Po” Tiranës!…

Sulmuesi anglez Majkëll Ngo do të jetë pjesë e Tiranës edhe për sezonin e ri. Edhe pse pak me vonesë, sot ai ka mbërritur në Tiranë, dhe menjëherë është ulur për të biseduar me drejtuesit e klubit bardheblu të kryeqytetit.

Duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin edhe për sezonin e ri. Sulmuesi Ngo, pasi të nënshkruajë kontratën këto ditë, pritet që të hënën të dalë në stërvitje me skuadrën bardheblu për t’u vënë nën urdhërat e trajnerit Mema.

Gjithçka bëhet e ditur nga një foto në Instagram, ku shihet sulmuesi Majkëll Ngo në shoqërinë e drejtorit sportiv të Tiranës, Arbi Laçi.

Bardheblutë e kryeqytetit ende nuk e kanë mbyllur merkaton. Deri tani fanelën e Tiranës e kanë veshur zyrtarisht Osmani, Batha, Kale, Torasa, Dunga, Bakaj apo Qirko. Sulmuesi Majkëll Ngo, të hënën do të jetë futbollisti më i ri i Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!