Ikën Shtubina, vjen Nuriu. “Binjaku” drejt Teutës…

Ndriçim Shtubina i thotë mjaft Laçit. Vetë shkodrani ka bërë të ditur lajmin, teksa në “Facebook” ka raportuar per miqtë.

Mesfushori ishte ndër pikat kryesore të Laçit për dy sezone, por sa duket rigjenerimi i grupit me emra të rinj dhe të talentuar, ka bërë që 32-vjeçari, të vetë pozicionohet e të shohë gjetkë. Pritet zyrtarizimi i klubit.

Sakaq, Laçi duket se ka vendosur të afrojë një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Rei Nuriun. 20-vjeçari që ishte pjesë e Dinamos, në rolin e mesfushorit, duket një hap larg bardhezinjëve teksa me gjasë, Nuriu tjetër, Marlindi, pritet të kalojë te Teuta e Durrësit.

KF Laçi, shumë faleminderit për këto 2 vite që ishim bashkë. Po largohem me respektin më të madh. Nuk dua të vazhdoj me listën e falënderimeve sepse lista është shumë e gjatë. Me respekt, Ndriçim Shtubina”, – shkruan shkodrani.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!