Godet Laçi, vjen nje sulmues nga Greqia

Flosrad Malçi, goditja “rrufe” e Laçit. Kurbinasit kanë goditur në merkato, teksa orët e fundit kanë gjetur akordin me kurbinasin Malçi 24-vjeçar.

Lojtari ka provuar të luajë edhe me AEK Athinë, ndersa thuajse gjithë karrierën, e ka ushtruar në shtetin helen. Së fundi ishte pjesë e Ilisiakos.

Kohët e fundit bardhezinjtë, pavarësisht se në organikë kanë sulmues si Xhixha e Nuabueze, patën probleme me golin dhe presidenca me kërkesën e Starovës, ka këmbëngulur për një sulmues.

Të dhënat pranë lojtarit, thonë se kurbinasit, kanë goditur në shenjë. Nënshkrimi për një edicion, është bërë me zv.presidentin Kleo Laska

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!