Talenti shkodran Vecaj, mbetet te Teuta…

Sot drejtuesit e “djemve të detit” kanë bërë një investim me vlerë për skuadrën e Teutës. Ata kanë rinovuar kontratën me mesfushorin e talentuar shkodran Uendi Vecaj edhe për tri sezone të tjerë.

Lajmin e bëjnë të ditur vetë durrsakët, të cilët në faqen e tyre në “facebook” shkruajnë: ”Uendi Vecaj ka rinovuar kontraten me Teutën. Mesfushori 22 vjecar do të vazhdoj të jete pjese e Teutës edhe për tre sezone 2019-2022”.

Sezonin e shkuar, mesfushori i talentuar shkodran u aktivizua me fanelën e skuadrës durrsake të Teutës, vetëm në 17 ndeshje të Superiores, duke shënuar vetëm një gol, duke dhënë natyrshëm një kontribut modest, por që pretendon për të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!