Turabov, një azer i shtohet Bylisit…

Ballshiotët kanë shtuar radhët e tyre sot. Futbollisti azer Eltun Turabov është bërë pjesë e skuadrës së Bylisit. Me këtë lëvizje të fundit, ballshiotët kanë konsoliduar më tej mbrojtjen e tyre, pasi lojtari mund të aktivizohet qoftë në repartin e mesfushës, por edhe në atë të mbrojtjes.

Lajmin e bëjnë të ditur vetë ballshitët nëpërmjet një postimi në “Facebook”:

“Eltun Turabov, ish-lojtar i Karabakut zyrtarisht pjese e Bylisit. Turabov eshte nje goditje pasi vjen nga Superliga e Azerbajxhanit ku eshte cilesuar si nje nga lojtaret me te talentuar dhe perspektive!

Turabov vjen ne Ballsh nga klubi Sabah, fale marredhenieve te mira te menaxherit te mirenjohur Luan Kadriu me presidentin e klubit, Besnik Kapllanaj!

Turabov eshte nje nga lojtaret azerbajxhanas me perspektive dhe aktualisht pjese e U-21 te shtetit te tij! Miresevjen Eltun, Forca Bylis,”- njoftojnë ballshiotët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!