E prisnin në Gjermani, Selmani zgjedh Turqinë

Gentian Selmani portieri i Laçit, duket se ka lënë perfundimisht  formacionin bardhezi.

Sipas asaj që publikon klubi turk i Menemensporit në Istagram, 21-vjeçari nga Miloti dhe me banim në Fushë-Krujë, është bërë pjesë e “hartës” turke të Izmirit, skuadër që militon në Ligën e parë në Turqi.

Selmani me kurbinasit përfundoi kontratën pas aktivizimit në kualifikueset e Europa League, teksa në mënyrë të  beftë ka firmosur një kontratë me kohëzgjatje për dy sezone me skuadrën nga provinca e Izmirit.

Për aftësitë e Gentian Selmanit flitet prej kohësh, pasi djaloshi i stërvitur në “erë e në shi” nga Perlat Musta për 12 vite me radhë (5 deri në 17 vjeç), ka fituar reflekse, eksperiencë dhe falë aftësive, ka mbërritur deri në Kombëtaren kuqezi.

Në fakt, habia e madhe e këtij trasferimi lidhet me përzgjedhjen e bërë nga Selmani dhe menaxherët e tij. Arsyeja është e thjeshtë dhe ka të bëjë me ofertat e shumta që ka pasur dy edicione radhazi ish-portieri bardhezi.

Dy ekipe në Shqipëri dhe dy të tjerë të Bundesligës 2 në Gjermani, por dhe një ekip nga rajoni i Puljes në Itali, patën kërkuar sherbimet e Selmanit asokohe 19 apo 20 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!