Feliks tremb Atletikon, lë miqësoren…

Futbollisti më i paguar i merkatos Zhoao Feliks (126 milon euro), pjesë e Atletiko Madrid, la testin miqësor sot pasdite, teksa pa u mbushur gjysmë ore lojë, ka nider dhimbje.

Në miqësoren me Numancian e ‘Secunda Division’, ish sulmuesi i Benikës në Portugali, mori një goditje nga kundërshtari dhe për të mos rrezikuar kondicionin fizik, u vendos që ai të linte në mes takimin.

Për stafin mjeksor, Feliks, nuk paraqet ndonjë problem të madh por nesër, është parashikuar që repartet e specializuara të përcaktojnë më saktë gjëndjen e talentit 19 vjeçar portugez.

Ndërkaq, për kronikë, Atletiko i shënoi tri herë në pjesën e dytë Numancias.  Vitolo (70’), Sapojniç (78’) dhe Felipe (83’), ishin autorët e golave të formacionit të Simeones.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!