Reali nuk ka vend për “Mesin” japonez Kubo

18-vjeçari Takefusa Kubo, i konsideruar nga specialistët edhe si “Mesi i Japonisë”, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Zinedin Zidan.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve të para ai është stërvitur me Modriç, Ramos e kompani, duke fituar simpatinë e tifozëve madrilenë, drejtuesit e “Los Blancos” mendojnë se japonezit i duhet ende kohë për të fituar përvojën e nevojshme, për t’u bërë pjesë e Real Madridit .

Për këtë arsye, ata kanë menduar që të riun Kubo ta federojnë me skuadrën e dytë të Realit, që drejtohet nga Raul Gonzales këtë sezon. Në këtë mënyrë, japonezi do të ketë më tepër alternativa për t’u aktivizuar, pasi mosha tij e re e lejon që të luajë edhe me ekipin e të rinjve të Madridit.

Pastaj, Reali Madrid i ka në gjirin e tij 3 futbollistët ekstrakomunitarë: Viniciu, Eder Militao dhe Rodrigo Goes, të cilët, sipas gjykimit të trajnerit Zidane, janë aktualisht më të dobishëm për “los blancos” se sa talenti japonez Takefusa Kubo.

MONTREAL, CANADA – JULY 10: Takefusa Kubo of Real Madrid looks on during the Real Madrid Pre-Season Training Camp on July 10, 2019 in Montreal, Canada. (Photo by TF-Images/Getty Images)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!