Felipe Luis, gati firma me Flamengon…

Filipe Luis do të transferohet te Flamengo. Pas largimit nga Atletiko Madrid, me parametra zero, futbollisti 33 vjeçar, pritet t’i bashkohet Flamengos në kampionatin brazilian.

Sipas lajmeve të fundit të ‘AS’, Luis, gjeti marrëveshjen me ekipin nga vendi i ‘sambas’ dhe në orët e ardhshme, do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare e gjysmë me Flamengon.

Nesër, Filipe Luis do të shpjegojë vendimin në një konferencë shtypi në ‘Wanda Metropolitano’ për kthimin në vendin e tij dhe shumë detaje nga aventura e gjatë në Madrid.

Luis ishte pjesë e formacionit të Atletikos në dy perioda. Fillimisht nga 2010-2014, një edicion në Londër me Çelsin dhe nga 2015- deri në qershor 2019 po me ngjyrat bardhekuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!