Eriksen? Totenhemi ofertë të re…

Në gjurmët e danezit Kristian Eriksen prej muajsh gjigandët spanjollë të Real dhe Atletiko Madrid. Por për Mauricio Poçetinon, ai vazhdon të jetë një lojtar themelor brenda skuadrës së tij.

Kjo është arsyeja pse Totenhem ka paraqitur një ofertë rinovimi, me shumë rregullime në kontratë për të bindur Eriksenin të qëndrojë në Londër, raporton i ‘Daily Mail’ .

Janë 12 milionë euro në vit për të bindur mesfushorin danez të mbajë veshur fanelën e ‘spursavë’. Shifër që me gjasë, do stepë edhe Realin e Atletikon. 27 vjeçari, luan që nga viti 2013 me Totenhemin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!