“Kalendar i çmendur, po i vrasim lojtarët”

Kështu është shprehur trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, i cili ka folur ashpër për në kalendarin e futbollit, duke thënë se ai po i vret lojtarët për shkak të lodhjes. Në një konferencë për shtyp, Guardiola, ka qenë kritik kundër këtij fenomeni.

“Disa nga lojtarët e mi, të cilët kanë qenë të zënë deri kohët e fundit në Kupën e Kombeve të Afrikës, do të mbërrijnë më 29 ose 30 korrik, të tjerë më 3-4 gusht.

Iu lashë atyre njëfarë lirie, sepse nuk dua që ata të kthehen, nëse ende nuk janë mirë, nëse janë të lodhur dhe nuk janë rikuperuar ende nga një sezon i vështirë.

Mahrez? “Ndërsa ne po përgatitemi për sezonin e ardhshëm, Rijad sapo e ka përfunduar atë të fundit. Është një kalendar i çmendur dhe do të përfundojmë duke i vrarë lojtarët tanë, nuk mund të vazhdojmë kështu.

Lojtarët duhet të marrin frymë, të pushojnë, të japin cilësi më të madhe në garat ku marrin pjesë”, ka deklaruar spanjoli Guardiola, trajneri i kampionëve të Anglisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!