Filozofia e Pep: Dua lojtarë të lumtur te Siti!

Pep Guardiola e ka theksuar me forcë se ai kërkon në skuadrën e tij vetëm futbollistë të cilët janë të lumtur te Mançester Siti. “Kam folur 10 herë me klubin, dua që njerëzit këtu të jenë të lumtur. Nëse nuk duan që qëndrojnë, le të largohen”, ka deklaruar spanjoli.

Reagimi i Guardiolës ka ardhur pas zërave që qarkullojnë për një largim të mundshëm të sulmuesit Leroi Sane drejt Bayern Mynihut. E vërteta është se midis gjermanit Sane dhe trajnerit spanjol ka patur një krisje të marrëdhënieve në fundin e Peremier League.

23-vjeçari Sane pretendon për më tepër hapësira në radhët e “qytetarëve”, ndërkohë që Guardiola, duke njohur kapacitetet e sulmuesit, kërkon më tepër angazhim prej tij. Ndërkohë ai shton, se nuk do ta marri mundimin dhe t’i lutet ndonjë futbollisti që të qëndrojë te Siti, nëse ai nuk ndihet i lumtur.

“Klubi i bëri ofertë vitin e kaluar. E kam thënë shumë herë, ne duam që njerëzit të jenë të lumtur te Mançester Siti. Ne e njohim potencialin e tij dhe çfarë niveli është. Sane një cilësi të veçantë që është e vështirë për t’u gjetur në të gjithë botën. Ai e di, të gjithë e dinë. Ne kemi dëshirë që ai të qëndrojë, nëse nuk do le të largohet,”– ka deklaruar tekniku i Mançester Sitit.

Kontrata me “qytetarët”, Leroi Sane i përfundon në verën e 2021, por drejtuesit e klubit kampion, kërkojnë ta “blindojnë” sulmuesin e Gjermanisë dhe i kanë propozuar rinovimin e kontratës. Gjithçka ka mbetur pezull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!