“Arena Sport” blen edhe futbollin maqedon

Emitenti privat televiziv “Arena Sport”, i shtrirë kryesisht në vendet e ish-Jugosllavisë, ka blerë të drejtën e transmetimit të First League në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ndeshjet e të cilit do ta transmetohen edhe nga televizioni shtetëror i vendit fqinj.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi dyvjeçare me emitentin “Arena Sport”, ku veç reklamimit dhe promovimit, 10 skuadrat e LPFM-së do të përfitojnë edhe një shumë financiare prej 150 mijë eurosh në sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!