Boka pret “gladiatorin romak”, De Rosin!…

Në Buenos Aires të gjithë janë të çmendur për Daniele De Rosin. Boka po përgatit dokumentet për transferimin e ish-kapitenit roman, marrëveshje që duhet të mbyllet brenda 48 orëve të ardhshme.

Pastaj Daniele do të duhet të fluturojë për në Argjentinë për të nënshkruar kontratën dhe për të përqafuar tifozët e tij të rinj. Po përgatitet një mirëseardhje e madhe, me klubin që po mendon të paraqesë De Rosin në stil në “La Bombonera”. Të gjithë te Boka, me një ëndërr në zemër: Kupën Libertadores!

Për të kuptuar pritshmërinë nga blerja e De Rosit, mjafton të hedhim një vështrim në titujt e mediave argjentinase dhe profileve sociale të mbështetësve të Bokas. “Revolucioni filloi”. Në Buenos Aires të gjithë po presin “gladiatorin romak”.

Entuziazmi është në qiell. Sepse ka një çështje të rëndësishme për t’u zgjidhur: Kupa Libertadores. Pas humbjes në finale ndaj River vitin e kaluar në Bernabeu, për fansat e Bokas kjo është bërë një mani. Dhe Daniele, duket njeriu i duhur që të vazhdojë të ushqejë ëndrrën, por edhe të hakmerret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!