Çaste tmerri në avionin e brazilianëve…

● Ekipi brazilian duhej të mbërrinte në Mendoza të Argjentinës, për të luajtur në Kupën Libertadores, por avioni u detyrua të ulej në Rosario, pas momenteve të tmerrit…

Momente të tmerrshme për Palmeirasin. Për shkak të erës së fortë, avioni në të cilin ekipi brazilian u largua nga Fortaleza, kishte vështirësi të mëdha në kohën e uljes në qytetin Mendoza të Argjentinës. Atje të martën do të zhvillohet ndeshja ndaj skuadrës argjentinase Godoy Cruz, e vlefshme për turin e 1/16 të finaleve për Kupën Libertadores.

Dy herë avioni u përpoq të ulej në tokë, përpara se komandanti të vendoste për të zbritur në qytetin Rosario. Skenat e panikut në bord, me disa anëtarë të Palmeiras, lojtarët dhe stafi, janë të papara.  

Tani që kanë kaluar çastet e tmerrit dhe avioni ka zbritur në Rosario, skuadra braziliane e Palmeirasit duhet të mendojë se si do të arrijë Mendoza, udhëtim që me makinë mund të nevojiten deri në 10 orë nga Rosario. Të martën është planifikuar për t’u luajtur ndeshja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!