Everton: Lamtumirë Gremio!… Arsenali?

23-vjeçari Everton Soares, i panjohur më herët, por që shkëlqeu dhe shpall edhe golashënuesi më i mirë i “Copa America”, zbuloi se ishte shumë afër lamtumirës së Gremios.

“Kam marrë një ofertë, por unë nuk mund të them se nga cili klub është. Për këtë arsye, nuk mund t’i garantoj tifozëve se do të jem këtu të enjten e ardhshme për të luajtur kundër Bahia”, ka deklaruar mesfushori brazilian.

Emri i Everton kohët e fundit ka qenë i lidhur me Milanin, të cilët e kishin në planet e tyre, por sipas “GloboEsporte”, ai me siguri do të shkojë te Arsenali për ta vazhduar karrierën e tij në Premier League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!