Shaqiri 1 “vjeç”, Liverpuli dedikim…

Xherdan Shaqiri mbushi sot një vit te Liverpul. Për këtë ditë të shënuar të “Shaq”, vetë klubi nënkampion i Premier Ligës dhe kampioni në fuqi i Champions League, ka postuar në Twitter, një video me golat e gjilanasit me fanellën “reds”-ave.
Shenjë respekti dhe strategjike e një klubi të madh profesionist, siç është ekipi i drejtuar nga Jurgen Klop. Shaqiri, më herët ka veshur edhe fanela të rënda klubesh si Bajern Mynih, Inter, Bazel etj

Xherdan Shaqiri, u preferua gjatë gjysmës së parë të kampionatit nga Klop, por në pjesën e fundit të garës, i dha fare pak minuta në dispozicion. Megjithatë, lojtari i kombëtares Zviceriane, arriti të shënojë me Liverpulin, këtë edicion, gjashtë gola.(video)