Inter&Lukaku? Është dhe… Rebiç
Lukaku kushton 88 milione euro. E thotë Piero Auzilio sapo kthehet nga Anglia. Mançester Junajtid i ka rritur pretendimet për Romelu Lukakun dhe kjo situatë, pavarësisht dëshirës së Kontes për ta patur belgun në skuadër, mund të sjellë zhvillime të reja.
Në fakt, ka dhe një altarnativë B. Në skenë del emri i Ante Rebiç. Lojtari kroat i Eintrahtit, shihet si lëvizje me kosto të ulët dhe në shtepinë e Interit, po flitet edhe për ish-futbollistin e Fiorentinës. Klubi gjerman e ka vlerësuar nënkampionin e botës me 40 milione euro.
25-vjeçari i lindur në Split, u aktivizua në 26 takime edicionin e fundit me Eintraht Frakfurt, duke shënuar 9 gola.