Mihajloviç ndalet, probleme me shëndetin…

Futbolli italian është zgjuar me lajme të këqija. Në faqen e parë të “Corriere dello Sport” sot flitet për Sinisha Mihajloviç, trajnerin e Bolonjës, që është i detyruar të ndalet për shkak të problemeve shëndetësore.

50-vjeçari serb do të shpjegojnë vetë çdo gjë pasdite, në një konferencë shtypi, që do të mbahet në orën 16:30. E sigurtë është që ai nuk do të jetë në gjendje të trajnojë më për një kohë dhe do të duhet t’i nënshtrohet terapisë mjekësore.

Ende nuk është i qartë lloji i problemit, as edhe për sa kohë do të duhet të ndalojë Mihajloviç, as edhe se si do të përballet Bolonja këtë situatë. Tani është ekipi që duhet do ta ndihmojë atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!