Elseid Hysaj, gati të fluturojë drejt Madridit
● Pretendimet janë ulur. Napoletanët janë gati ta japin mbrojtësin edhe nën 20 milionë euro. Madrilenët ofrojnë 15, ndërkohë kanë nisur bisedimet
Edhe pse Elseid Hysaj dje është bashkuar me skuadrën e Ançelotit në qendrën stërvitore, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi do të largohet nga Napoli. Kjo nuk diskutohet, napoletanët janë në pritje të ofertave, ku pretendimi i tyre është 25 milionë euro.
Sipas asaj që shkruan “Corriere del Mezzogiorno”, 25-vjeçari do të nisë një aventurë të re tek Atletiko Madrid, të cilët janë të gatshëm të japin 15 milionë për shërbimet e mbrojtësit të djathtë, i cili shikohet si “sozia” e Huanfram
Ndërkohë “AS” raporton se drejtuesit e skuadrës madrilene dhe ata të Napolit janë bisedime. Presidenti De Laurentis ka pranuar të ulë çmimin e Hysajt, i cili do të jetë nën 20 milionë euro dhe kjo ka bërë që marrëveshja të jetë shumë afër, por me kusht që spanjolët të ofrojnë veç 15 milionëve edhe disa bonuse.