“Pipo” në sulm, mund Napolin…

Napoli në daljen e parë sezonale, ndërsa ka nisur përgatitjet, ka luajtur sot miqësoren e parë. Ka qenë Benevento e Pipo Inzagit ajo që është vënë përball napolitaneve të drejtuar nga Karlo Ançeloti.

Testi i luajtur në Dimaro, ka nisur me një gol të Kalejon në të 19-tën. Koda për Beneventon barazoi në të 34-tën.

Në pjesën e dytë, teksa skuadrat kryen shumë zëvendësime e për pasojë ulën dhe ritmin e lojës, u prodhua vetëm një gol. Ai i takoi Beneventos që në të 89-tën, shënoi me Vokiç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!