Briken Calja, “Nderi i Qarkut të Elbasanit”

Kampioni i Europës Briken Calja është nderuar sot nga organet e pushtetit lokal në qarkun e Elbasanit. Kryetari i Këshillit të këtij qarku, Bukurosh Stafa, në emër të institucionit që ai drejton, ka nderuar peshëngritësin e shquar me titullin e lartë “Nderi i Qarkut të Elbasanit”.
“Për kontribut të shquar dhënë në fushën e sportit të peshëngritjes në arenën kombëtare dh endërkombëtare, për rezultate të larta e cilësore, përfaqësues i denjë i qarkut të Elbasan”, shkruhej në motivacionin që qarku i Elbasanit nderon peshëngritësin Briken Calja.
Në ceremoninë që u organizua me këtë rast ishin edhe kryebashkiaku Qazim Sejdini, deputeti Taulant Balla, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica, trajnerë, sportistë, si dhe familjarë të Caljes.
