Finale Xhokoviç-Federer, tenisi në “majë”


Xhokoviç, 4 herë fitues i Uimbëlldonit, do sfidohet me veteranin Federer, që njeh dyfishin (8) e titujve të serbit.

Roxher Federer  37-vjeçar, në finalen e tij të 12-të Uimbëlldonit. Zvicerani, para pak minutave, kaloi 3-1 (7-6, 1-6, 6-3, 6-4) rivalin e përjetshëm Rafael Nadal, në një betejë për të cilën iu desh të shfrytëzonte 5 “match piont”-e për t’ia dalë.

“Jam i lumtur që jam në finale. Duhet të luaj kundër favoritit Xhokoviç, por unë do të bëj ndeshjën time,”– tha tenisti nga Zvicra, i cili në sy të Devid Bekamp (fans i Nadal), pati shansin të hakmerrej brenda një periudhe të shkurtër ndaj spanjolit Nadal, që nga ana e tij, e ka edicionin e dytë radhazi që mundet në gjysmëfinale.

Kështu, Federer do të takohet me serbin Novak Xhokoviç, që siguroi më herët finalën e 6-të në turneun e Londrës. Numri  1 në botë, mundi Roberto Bautista-Agut 3-1 (6-2, 4-6, 6-3, 6-2). Tenisti me origjinë serbe të dielën duhet të mbrojë titullin. Kjo do të jetë edhe finalja e tij e 25-të në Grand Slam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!