Luftëtari, skuadra në letër…

Në Gjirokastër, edhe pse temperaturat janë të larta, skuadra e Luftëtarit jep shenja jete. Klubi bluzi gjirokastrit nëpërmjet një njoftimi të bërë në Twiter bën të ditur se skuadra e Luftëtarit do të zbresë në fushë dhe do të fillojë grumbullimin më 15 korrik.

Klubi njofton se ka arritur një marrëveshje me sulmuesin nigerian Majkëll Olaitan, ndërkohë që nuk bën të ditur, se cili do të jetë trajneri që do të drejtojë skuadrën gjirokastrite gjatë sezonit të ardhshëm në Superiore.

“Klubi i futbollit Luftëtari njofton se data 15 korrik do të jetë dita e grumbullimit të skuadrës dhe më pas startimi i fazës përgatitore për sezonin 2019-2020.

Merkatoja e ekipit është në proces zhvillimi, ku deri tani ju bëjmë me dije se është arritur akordi me futbollistin e huaj, Majkëll Olaitan dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet në ditët në vijim. Luftëtari është në bisedime edhe me disa lojtarë, të cilët do të bëhen me dije nga klubi në ditët në vijim dhe për t’ju bashkuar më pas me pjesën tjetër të skuadrës.

TRAJNERI – Klubi është ende në bisedime me disa trajnerë, ku midis tyre është edhe serbi Mladen Milinkoviç, i cili drejtoi ekipin tonë në sezonin 2016-2017.

Në ditët në vazhdim Klubi i futbollit Luftëtari do të bëje me dije trajnerin e ri dhe prurjet e reja që do të afrohen”, shkruhet në njoftimin e pare të klubit gjirokastrit të Luftëtarit.

15 korriku përkon me fillimin e javës së ardhshme. Ndërkohë, pas largimeve të shumta dhe problemeve që kanë mbërthyer gjirokastritët, mund të thuhet se aktualisht Luftëtari është skuadër vetëm në letër. Gjithsesi, le të presim 15 korrikun…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!