Rinovon Xhixha, Laçi blindon sulmuesin

sportiim2

Sulmuesi i Laçit Redon Xhixha, “dënon” veten (metafora, referuar bluzes veshur në prezantim) për dy vitet e ardhshme.

Sulmuesi kurbinas, një ndër talentet e padiskutueshme të futbollit bardhezi, ka gjetur akordin dhe ka zgjatur kontratën për dy sezone të tjera me bardhezinjtë.

Xhixha autor i 5 golave kampionatin e kaluar, firmosi kontratën e re vetëm pak ditë para se Laçi të ndeshet me Ber Sheva për turin e parë eliminator të Champions Europa League. Më herët, të njejtën gjë bëri edhe kavajasi Regi Lushkja.

?>