Eni Imami, edhe një sezon bardheblu…

Mbrojtësi shtatlartë kryeqytetas, Eni Imami, përkundër zërave të merkatos për një largim të mundshëm nga bardheblutë, mësohet se ka arritur akordin për të rinovuar kontratën edhe një vit tjetër me Tiranën. Firma në kontratë, një formalitet juridik.

Lajmin e bën të ditur Florin Biba, menaxheri i mesfushorit, i cili në Instagram ka postuar një foto me Imamin dhe drejtorin e bardhebluve Arbi Laçi, duke njoftuar për rinovimin e kontratës së bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër me skuadrën e Tiranës.

Pas dy sezonesh në radhët e kuksianëve si mesfushor i majtë, 26-vjeçari u bashkua me Tiranën në fillim të sezonit të shkuar. Përgatitja e mirë teknike, bëri që trajneri Mema për nevoja të skuadrës, ta provojë në qendër të mbrojtjes.

Në këtë rol të ri Imami u përshtat shumë mirë, teksa zhvilloi 30 ndeshje si një titullar i rëndësishëm për bardheblutë e Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!