Partizani prezanton një… Ekuban

Ai nuk është Ekubani “i parë” me emrin Kaleb. Në fakt rezulton i vëllai, Jozef Ekuban, i cili është transferuar me formulën e huazimit për një sezon për te ekipi kampion i Shqipërisë, Partizani.

Formula është e thjeshtë, huazim për një edicion dhe vjen nga klubi italian i Hellas Verona, që militon në Seria A.

Jozef Ekuban shihet si një përforcim i rëndësishëm në radhët e të kuqve para sfidës së parë në Champions League, në program më 10 korrik në “Selman Stërmasi”, teksa do të ndeshet me Karabak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!