“Divorci” dhe apeli i Dajës për Flamurtarin

“De facto” largimin e trajnerit Ilir Daja nga Flamurtari, askush nuk e vinte në dyshim. Problemet financiare ishin edhe shkaku i shpërbërjes së skuadrës vlonjate, teksa edhe perspektiva e saj është ende e paqartë.

Trajneri kryeqytetas, që i drejtoi “kuqezinjtë” vlonjatë gjatë gjithë sezonit duke i suportuar me profesionalizëm edhe problemet, sot “de juro”, përmes një postimi në “facebook”, jo vetëm zyrtarizon largimin e tij nga Flamurtari, por edhe bën apel për zgjidhjen e problemeve që shoqërojnë skuadrën vlonjate.

“Te nderuar qytetare te Vlores dhe veçanerisht tifoze te Flamurtarit.
Me ane te ketij postimi me duhet tu njoftoj se nga 31 Maj nuk jam me trajner i Flamurtarit. Pavarsisht deshires per te vijuar bashkepunimin kam vleresuar se mungojne kushtet per nje gje te tille.
Ne kete moment nuk me mbetet gje tjeter pervecse te falenderoj te gjithe bashkepunetoret e mi, drejtuesit, ne menyre te vecante te gjithe futbollistet, stafin teknik, tifozet e mrekullueshem dhe ish-futbollistet vlonjat per kete aventure shume speciale qe do te mbetet e paharruar per mua.
Deshiroj gjithashtu te inkurajoj personat pergjegjes, institucionet per te gjetur sa me shpejt nje zgjidhje per statusin, te tashmen dhe te ardhmen e Flamurtarit, sepse Vlora si qytet dhe te gjithe qytetaret e saj meritojne nje klub ne lartesine e vlerave historike te saj ne futbollin Shqipetar.
Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen e madhe morale dhe shpresoj te takohemi serish. FALEMINDERIT FLAMURTAR”,
shkruan trajneri i njohur kryqytetas Ilir Daja, teksa i jep lamtumirën skuadrës vlonjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!