Rikthehet Ventura, e nis në ‘B’

Xhampiero Ventura tenton sërish. Pas zhgënjimit sensacional për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2018 me Italinë dhe pas paraqitjeve të dobëta  në Kievo Verona sezonin e fundit (tre humbje dhe një barazim në katër takime), ish trajneri italian, rifillon të marrë ‘jetë’ në  Seria B.

Marrëveshja është  arritur me Salernitanën që militon në B. Ventura do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare në Salerno, me opsion rinovimin dhe për një të dytë.

Ish trajneri i Torinos pati sukses vetëm me ‘torot’, pasi pjesa tjetër, u kthye në katastrofë. Salernitana e ish portierit Strakosha, gati ta mirëpresë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!