Finalja e Europës U-21: Spanjë-Gjermani

Finalja nis në orën 20:45 në Udine. Nisin dhe takimet e fundit në grupe në Kupën e Afrikës.

Ditë e ngarkuar sportive. Në epiqender finalja e Europianit U-21 që luhet në mbrëmje, mes Spanjës dhe Gjermanisë, në Udine të Italisë.

Në finalen e 2017-ës Gjermania U-21 mundi homologët spanjolë 1-0, ndërsa sonte në mbrëmje, Spanja me yjet Sebajes dhe Olmo, niset si favorite.

Në Afrikë, ndërsa garohet për Kupën e Afrikës, edicioni i 32-të, sot startojnë takimet e fundit në grupe. 

Në grupin A, vendi organizator Egjipti, e ka siguruar kalimin nga grupi (6 pikë), ndërsa takimin e sotëm me Ugandën, pritet ta zhvillojë me synimin për të ruajtur vëndin e parë. Uganda është e dyta me 4 pikë.

E njëjta situatë edhe në krye të grupit B. Nigeria kryeson me 6 pikë, ndërkohë që rivali i sotëm Madagaskari, ka 4 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!