Komo “përpin” 24-vjeçaren Florijana Ismaili

Futbollistja Florijana Ismaili, pjesëtare e kombëtares zvicerane dhe kapitene e skuadrës së Jang Bojs të Bernës, nga e shtuna konsiderohet e humbur në ujërat e liqenit të Komos në Itali.

Eshtë klubi zviceran që ka njoftuar: “Policia vazhdon hetimet e saj. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe nuk kemi humbur shpresën, se gjithçka do të jetë për të mirë. Jemi në kontakt të ngushtë me familjen dhe kërkojmë mirëkuptim nëse nuk japim informacion të mëtejshëm në këto momente”. Hulumtimi i ekipit zviceran rifilloi të dielën në mëngjes, ndërsa policia italiane vazhdon ta hetojë ngjarjen.

Sipas një versioni të parë, Ismaili së bashku me një mike, kanë marre me qira një varkë në Muso dhe janë zhvendos nga bregu, në ujërat e liqenit të Komos, ku ka patur edhe shumë anije të tjera.

Rreth orës 16.00, Florijana, në një moment është zhytur në ujërat e liqenit. Në fillim, shoqja e saj e ka menduar si shaka, por më pas, kur Floriana ka vonuar të dalë në sipërfaqe, ajo është alarmuar dhe ka thirrur në numrin e emergjencës: “Ju lutem më ndihmoni, shoqja ime është zhytur në liqen për disa minuta dhe është zhdukur”.

Vetëm para dy javësh Florijana ka luajtur ndeshjen e fundit për kombëtaren zvicerane. Ajo luante që nga viti 2011 për Jang Bojs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!