Leklerk befason, fiton në “Red Bull Ring”
● Piloti britanik Ljuis Hamilton i Mercedesit është nën hetim dhe mund të penalizohet, çka mund t’i kushtojë vendin e dytë në vijën e nisjes…
Piloti nga principata e Montekarlos, Çarls Leklerk, i dha Ferrarit diçka për të festuar në cirkuitin “Red Bull Ring”. Ai fitoi “polin” e tij të dytë në karrierën e tij të re, në kuadër të GP të Austrisë për botërorin e Formula 1, ndërkohë që në sesionin e tretë skuderia e “kokëkuqes” u mor me një problem në makinën e gjermanit Sebastian Fetel.
Leklerk dha një “leksion” në cirkuitin austriak, të cilin e përshkoi me kohën rekord prej 1:03.003, duke e lënë pas tij me 0.259 pilotin britanik Ljuis Hamilton të Mercedesit, i cili mund edhe të përballet me një penallti, pasi akuzohet se u përpoq të bllokon Kimi Raikonen në Q1.
Red Bull i Maks Verstapen u rendit i treti, ndërkohë që holandezi mbeti me prapa 0.436 nga ritmi i Leklerk. Pra një pod, ku tri vendet e para, për herë të parë këtë sezon, fitohen nga tri skuderi të ndryshme.
Valteri Botas erdhi i katërti me Mercedesin e dytë, ndërsa një shfaqje mbresëlënëse dha Kevin Magnussen i Haas, që u rendit i 5-ti. Lando Norris i McLaren përfundoi i gjashti, përpara dy makinave Alfa Romeos të Kimi Raikonen dhe Antonio Xhovinaci.
Piloti Pier Gasli i Red Bull u rendit përpara gjermanit Sebastian Fetel, i cili pati probleme te Ferrari i tij dhe nuk e provoi shpejtësinë e tij në këtë sesionin e tretë.
Garat për GP të Holandës, nesër do të nisin që nga ora 15:10.