F1: Verstapen “i vjedh” fitoren Leklerk…

Maks Verstapen i Red Bullit, Çarls Leklerk i Ferrarit dhe Valteri Botas i Mercedesit, janë “moskëtierët” e podit të fituesve në Çmimin e Madh të Austrisë, gara e 9-të e botërorit të Formula 1.

Të tre të rinj, një plejadë që do të shkuajë historinë e garave të ardhshme. Gjermani Sebastian Fetel dhe britaniku Ljuis Hamilton, kampionë të padiskutueshëm, u renditën pas tyre…

Fitorja e parë e Çarls Leklerk në F1 u kompromentua në xhirot 68-71. Piloti i Red Bull, Maks Verstapen, ishte protagonist i një rikthimi fenomenal në pjesën e dytë të garës.

Ai kulmoi me një parakalim të vështirë kokë më kokë me pilotin e Ferrarit. Pati edhe një kontakt midis tyre, që do të jetë objekt nën hetimin e komisionerëve. Leklerk ishte i dëshpëruar për këtë incident pas garës, ndërkohë që Verstapen, u shpreh se ishin gara ne Formula 1.

Fitorja e Çmimit të Madh të Austrisë, në “shtëpinë” e Red Bull, ishte e gjashta në karrierën e holandezit Maks Verstapen.

Përpos këtij, ky triumf, ndërpreu edhe hegjemoninë e Mercedesit, skuderi që kishte fituar 8 garat e mëparshme të këtij botërori në Formula 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!