Spilberg “mollë e ndaluar”, Fetel do fitoren

Në Austri ai do të përpiqet të fitojë. Në sezonin e tij ndoshta më të vështirë, Sebastian Fetel kujton, se kurrë nuk është ngjitur në nivelin më të lartë të podiumit në Spilberg, cirkuiti ku do të zhvillohet gara e nëntë e kampionatit botëror të F1.

Piloti i Ferrarit është i bindur: “Pa dyshim që është një pista në të cilën do të doja të fitoj, tashmë kam arritur në podium, por fitorja ende nuk është. Do të doja të provoja”.

Në këtë pistë – tha gjermani e të kuqve – gjithçka duhet të bëhet në mënyrë të përkryer sepse cirkuti është shumë më i shkurtër dhe koha shkon në pak më shumë se një minutë. Këtu është e rëndësishme të sigurohet një vend i mirë në “pole” për të patur një garë pozitive të dielën”.

Cirkuiti i Spilbergut, ku do të zhvillohet garat për GP Austrisë në F1, është “shtëpia” e Red Bullit. Ajo është e gjatë vetëm 4.318 km dhe në të do të zhvillohen 71 xhiro, që e çojnë gjatësinë e garës në 306.452 km.

Koha më e mirë e xhiros është 1:06.957 sekonda, vendosur vitin e kaluar nga piloti finlandez Kimi Raikonen i Ferrarit.

Provat për “pole-position” do të zhvillohen të shtunën e 29 qershorit në orën 15:00, ndërsa gara për GP të Austrisë, do të stratojë të dielën e 30 qershorit, duke nisur nga ora 15:10.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!