Kapiteni i Kombëtares kthehet në “shtëpi”!

Kapiteni i Kombëtares Mërgim Mavraj nuk ka vuajtur shumë për të gjetur ekipin e tij të ri. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi tregon se mbrojtesi kuqezi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Greuther Furthit.

Pasi ka përfunduar pa sukses aventurën me Ingolshtadin në Bundesligën inferiore, 33-vjeçari Mërgim Mavraj, pas 5 sezonesh kthehet sërish në “shtëpi”. Te skuadra e Greuther Furthit, kosovari i lindur në Gjermani, ka luajtur 105 ndeshje me fanelën e kësaj skuadre, në sezonet 2011 deri më 2014.

Drejtori i përgjithshëm i Greuther Furthit, Rashid Azuzi, është shprehur mjaft i kënaqur për finalizimin e kësaj marrëveshjeje. “Mavraj është një lojtar mjaft me eksperiencë e kualitet dhe do të na ndihmojë shumë”, ka deklaruar drejtori i Greutherit, skuadër që luan në Bundesligën 2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!