David Vagner, trajneri i ri Shalke 04…

Ky do të jetë trajneri i ri i skuadrës së njohur gjermane Shalke 04, që sezonin e shkuar e mbylli në vendin e 14-t në Bundesligë, rezultat ky që nuk i përmbushi pritshmëritë e drejtuesve të klubit. David Vagner zëvendëson holandezin Hub Stivens.

Ardhja e Vagnerit në krye të “bluve mbretërorë” të Gelsenkirshenit, paralajmëron edhe një “revolucion” total të skuadrës Shalke 04, ku nuk përjashtohet asnjë repart nga revizionimi. Një gjë të tillë e bëri të qartë edhe Shnajder, drejtori sportiv i skuadrës, gjatë prezantimit të trajnerit të ri.

Ai u shpreh se mbrojtësi Hamza Mendyl dhe mesfushorët Konoplyanka e Nabil Bentaleb, nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Vegner. Nga shitja e tyre klubi synon të arkëtojë rreth 30 milionë euro, që më pas ato do të investohen për afrimet e reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!