Bayern dhe Milan, në “sherr” për një talent

Paolo Maldini dhe Zvomir Boban jo vetëm kanë shfaqur interes per talentin e Shtutgardit, mbrojtësin Ozan Kabak. Madje qarkullojnë edhe zëra, se dy drejtuesit e “djajve”, janë takuar dhe kanë arritur një akord me 19-vjeçarin turk për ta përfshirë në radhët e Milanit të ri që ata po ndërtojnë.

Por befas, në lojë tani ka hyrë edhe Bayern Mynih. Drejtuesi e klubit bavarez po këmbëngulin që ta përfshijnë sa më shpejt në radhët e veta mbrojtësin e ri turk, Ozan Kabak nga Shtutgardi.

Sipas “Kicker”, ata pritet që gjatë javës të takohen me përfaqësuesin e lojtarit, në mënyrë që të arrihet marrëveshja. Ndërkohë, transferimi i mundshëm i 19-vjeçarit, shkruan “BILD”, shihet si zëvendësues ideal i Mats Humelsit, të larguar për 38 milionë drejt Borusia Dortmundit.

Kartoni i mbrojtësit 19-vjeçar turk Ozan Kabak përflitet se kushton 15 milionë euro, një shumë e përballueshme me lehtësi, si për Milanin ashtu edhe për Bayern Mynih.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!