Nis edicioni europian, andorianët në ‘finale’

Tre Pene- Santa Coloma 0-1 (Iglesias 76’ )

U luajt në “Fadil Vokrri” të Prishtinës takimi i parë parakualifikues i Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Andorra, Santa Coloma, e ka dominuar në tregues dhe lojë duelin e parë, ndërsa ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj skuadrës nga San Marino, Tre Pene. Autori i golit të vetëm të takimit u shënua nga Lopez Iglesias në të 76’.

Ndërkaq, Santa Coloma pret fituesin e ndeshjes, Ferronikeli- Linkol Red, në program sot në 20:45 në Prishtinë. Ndeshja e finale, për biletën e këtij miniturneu, do të zhvillohet pas tri ditëve po në “Fadil Vokrri”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!