Kosova, tani me 3 skuadra në UEFA!…

Në Budapest të Hungarisë, UEFA ka zhvilluar një takim dy-ditor me presidentët dhe sekretarët e të gjitha federative të Europës, ku është diskutuar për garat e UEFA-s në nivel klubesh.

Me këtë rast, drejtuesit e UEFA-s i kanë informuar 55 anëtaret e saj për takimet e zhvilluara nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s me Shoqatën e Klubeve Evropiane (ECA) dhe Ligat Evropiane, të zhvilluara gjatë marsit dhe majit të këtij viti, si dhe për tema tjera mbi futbollin europian.

“Por Budapesti është qytet i cili vazhdimisht sjell lajme të mira për Kosovën, pasi një i tillë vjen edhe kësaj radhe. Në fakt, UEFA, pas kërkesës së vazhdueshme të krerëve të FFK-së ka pranuar që tani e tutje Kosova në garat evropiane të përfaqësohet me tri klube.

Edhe pse realisht ende nuk është arritur koeficienti i kërkuar për më shumë skuadra pjesëmarrëse, pas takimit të sotëm që presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, patën me përfaqësuesit e UEFA-s, këta të fundit kanë pranuar që ta shpërblejnë FFK-në me një klub më shumë në garat evropiane.

Kësisoj, që nga edicioni i ardhshëm, nga Kosova pjesëmarrjen në garat evropiane do ta sigurojnë kampioni, nënkampioni dhe fituesi i kupës”, – njofton Federata e Futbollit të Kosovës, në faqen e saj zyrtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!