Greca ikën nga Tirana, bëhet gjilanas…

Gjilani i Gentian Mezanit rrëmben një tjetër lojtar nga Superiorja. I fundit ka qenë mesfushori-sulmues i krahut të majtë Bedri Greca, i cili mbylli sezonin e shkuar në radhët e bardhebluve të Tiranës.

“Gjilani sot ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut nga Tirana, Bedri Greca.28 vjeçari sot ka finalizuar marrëveshjen me Gjilanin, të cilin do ta mbaj si futbollist të skuadrës për edicionin e ardhëshëm gaures në Ipko Superligë.

Bedri Greca i lindur në Tiranë, në skuadrën e Gjilanit transferohet nga skuadra e qytetit të tijë me po të njejtin emer, KF Tirana.Sulmuesi i ri i Gjilanit më parë ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave nga kampionati shqipëtar, ku vlenë të ceken ajo e Flamurtarit, Kukësit dhe Luftëtarit.28 vjeçari bartë mjaftë përvojë mbas vete ku ka zhvilluar mjaftë kampionte të suksesëshme me skuadrat paraprake ku kishte luajtur.

Edicionin e fundit, Greca ishte paraqitur për skuadrën e Tiranës, ku kishte zhvilluar një kampionat të suksesëshëm në aspektin personal dhe ishte prezent në formacionin startues në skuadrën e tijë të udhëhequr nga kryetrajneri Ardian Mema, ku kishte realizur 4 gola dhe 6 asistime, për bashkëlojtarët e tijë.Greca ediconin e fundit kishte arritur edhe në finalen e kupës së Shqipërisë, ku ishte mposhtur në ndeshjen finale nga Kukësi me rezultat 2 me 1.

Greca në skuadrën e Gjilanit bëhet transferimi i 6 në këtë afat kalimtar. Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës po punon me mjaftë intenzitet, për të sjellur edhe përforcime të tjera në kampin kuq e bardhë, ku po synohet të ndërtohet një ekip konkurues për edicionet e radhës në Superligën e Kosovës në futboll”, shkruhet në prezantimin zyrtar që drejtuesit e klubit të Gjilanit i bëjnë 28-vjeçarit Bedri Greca në faqen e tyre në “facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!