Rrahmani, ai që “konvertohet” në veronez

Ish-mbrojtësi i Partizanit, kosovari Armir Rrahmani, pjesë e përfaqësueses së “dardanëve”, sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës së Hellas Veronës, pjesëmarrëse në Serinë A.

I shoqëruar nga menaxheri i tij, ish-mbrojtësi kuqezi Ardian Aliaj, 25-vjeçari Rrahmani, që është aktivizuar për 3 sezone me Dinamon e Zagrebit, përkundër ofertave nga Sëlltiku dhe Standard Liezhi, ka preferuar të transferohet dhe të bëhet pjesë e skuadrës italiane të Veronës.

Nesër Rahmani do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe po nesër do të nënshkruajë kontratën, e cila e obligon për të kontribuar për fanelën e verdhë të Veronës. Mbrojtësi prishtinas, më herët ka luajtur për Drenasin në Kosovë, Partizanin në Shqipëri dhe Dinamon e Zagrebit në Kroaci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!