Lerda teston Partizanin përballë Sarajevës

“Epoka” Lerda ka nisur për të kuqtë e Partizanit. Pas 5 ditësh përgatitjesh në Slloveni, drejtuesit e skuadrës së “demave” të kryeqytetit kanë menduar të testojnë skuadrën e tyre dhe natyrisht edhe punën e bërë.

Për këtë ata kanë planifikuar që sot, në orën 18:00, në stadiumin “Gornja Radgon” në Slloveni, të zhvillojnë një ndeshje miqësore me skuadrën Sarajevo, kampione e Bosnje Hercegovinës.

Një lajm të tillë e bën të ditur vetë klubi i Partizanit, i cili njofton gjithashtu, se me skuadrën është bashkuar edhe drejtori ekzekutiv i klubit, Olsi Rama, për të ndjekur nga afër përgatitjet që po bëhen per ndeshjet e Champions, ku të kuqtë e kryeqytetit shorti i ka vënë përballë azerëve të Karabakut.

Miqësorja e sotme ndaj Sarajevës, do të jetë edhe premiera e italianit Franko Lerda në krye të pankinës së Partizanit, ku më e pakta për të dhe stafin e tij, do të jetë mbrojtja e titullit kampion i Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!